




Pas protestës së pedagogëve, kryeministri Edi Rama ka reaguar duke ia bërë të qartë kësaj kategorie se nuk do të ketë rritje page.





Nga qyteti i Gjirokastrës, Rama u shpreh se pagat e pedagogëve nuk do të rriten, pasi ata nuk kanë më shumë rëndësi se sesa pensionistët, mësuesit apo zjarrfikësit.





Rama tha se pjesa më e madhe e pedagogëve janë në mësim kurse në portestë dalin ata që duan të bëjnë selfie për interesat e PD-së.





“Ata pedagogët me një të SHIK-ut n krye që kërkojnë rritje page kur jo vetëm u është rritur por më shumë se të tjerët, që pervëç qeverisë ua rrit autonomia. Autonomia është përgjegjësi, ata që dalin ta harrojnë rritjen, sepse do e kenë zjarrfikësat dhe pensionistat të parët. Mesazhi im është i thjeshtë, nuk jeni as si pensionistët, as si mësuesit as policët e zjarrfikësit. Jeni me autonomi, do e nxirrni vetë me projekte. Pjesa më e madhe e pedagogëve nuk dalin për të bërë selfie te dera për t’i nxjerrë mediat por janë në mësim”, tha Rama.