Humbi jetën bashkë me të atin pasi i mori rrjedha e ujit/ Klubi Vllaznia: Jason ishte lojtar me perspektivë

Lajme

Shtetasit Pjetër Rushaj 50 vjeç dhe Jason Rushaj, 13 vjeç, humbën jetën pasi rrjedha e ujit mori makinën me të cilën po udhëtonin në Bogë të Malësisë së Madhe.

Pjetri ishte kthyer nga Anglia për të investuar në Shqipëri, teksa dje duke ndihmuar të birin që e mori rrjedha e ujit, u mbyt edhe ai vetë.

Trupat e tyre u gjetën sot, pas 16 orëve kërkim, teksa i mituri ishte futbollist i shkëlqyer.

Klubi i Vllaznisë bën me dije se Jason ishte pjesë e akademisë së tyre, ndërsa përmes një reagimi në rrjetet sociale u shpreh ngushëllime familjarëve.

“Ndarja nga jeta në mënyrë tragjike dje në Bogë e Pjetër dhe Jason Rrushajt ka qenë një ngjarje e rëndë për të gjithë, përfshirë këtu edhe komunitetin e futbollit pasi Jason ishte një lojtar me perspektivë qê po rritej tek Akademia e Futbollit “Djelmnia shkodrane”.. KF Vllaznia i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Rushaj, e po ashtu edhe Akademisë së Futbolllit “Djelmnia shkodrane” për këtë humbje të madhe. U prehsh në paqe Jason!”, shkruan Vllaznia.