“I dashuri s’më ndihmoi”/ I nxorrën videon +18 me Ledri Vulën, modelja: Mashkull i lig

Lajme

Modelja Juliana Nura ka qëndruar 12 vite larg publikut shqiptar. Shkak për këtë u bë një shantazh, që u përdor kundra saj në lidhje me një video +18,

ku shfaqej në një bisedë erotike me reperin Ledri Vula. Në atë kohë, ajo ka qenë e afërt edhe me ish-të dashurin e Dafina Zeqirit, Krenar Çoçajn, ku u tha se Krenari e tradhtoi Dafinën me modelen.

Ajo tregoi në emisionin “Rudina”, se i dashuri i saj nuk e ndihmoi as financiarisht për ta kaluar këtë situatë dhe as emocionalisht. Pasi sipas saj ai kishte dashur “të shpëtonte” karrierën e tij ndaj edhe ishin ndarë.BISEDA:Rudina Magjistari: Ndërkohë i dashuri, çfarë roli luajti?Juliana Nura:

Asgjë nuk bëri se edhe ai ishte në hapat e karrierës së tij.Rudina Magjistari: Është personazh publik?Juliana Nura: Po. Dhe nuk donte të përzihej me këtë bujë, ndaj u ndamë edhe kaq.Rudina Magjistari: Ai nuk të ndihmoi financiarisht?Juliana Nura: Jo as financiarisht, as emocionalisht. Më vjen keq që ka meshkuj aq të ligj sa ai dhe më vjen keq që vajzat hasin në njerëz të tillë. Por më ka bërë më të fortë kështu që e falenderoj.Rudina Magjistari: Mendon se ai është i përjashtuar nga kjo situatë dhe nuk ka pasur gisht në këtë mes?Juliana Nura: Nuk e di. Te ne në Kosovë faji mbetet gjithmonë jetim.