




Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka lëshuar një mesazh të fortë për të gjithë ata që tentojnë të ndërhyjnë dhe të ndikojnë gjyqtarët në vend.





Në ceremoninë për 30-vjetorin e themelimit të gjykatës Kushtetuese, ambasadorja Kim deklaroi se kush do që refuzon reformën në drejtësi kërkon ta kthejë Shqipërinë në të shkuarën, ndërsa u bëri thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve që të mos kenë frikë nga kërcënimet, por të vazhdojnë të bëjnë detyrën e tyre.





“Ata që kundërshtojnë këtë progres do të donin ta kthenin Shqipërinë në të shkuarën, në kohën kur prokurorë e gjyqtarë mund të kërcënoheshin.
Në një kohë që qytetarët nuk besonin se ekzistonte drejtësia në gjykata por nuk kishin paratë, pushtetin lidhjet. Për një kohë të gjatë kohët e vjetra kanë vijuar për ata që duan ta kthejnë Shqipërinë pas.





Kthejeni, por kjo shkakton vuajtje për njerëzit e unë ju them ndaloni. Koha për të bërë telefonata për të dërguar emisarë, dhurata, kërcënime, duke kërcënuar për të treguar sekrete të errëta nga një e shkuar formojnë baza për një sekret tjetër të errët. Kjo kohë ka përfunduar.
Ju keni mbushur xhepat tuaj, keni mbushur xhepat e fëmijëve tuaj. Ndaloni, koha juaj ka përfunduar, është koha që njerëzit normalë, qytetarët shqiptarë të besojnë se ekziston drejtësia në Shqipëri, që ia vlen për ata e fëmijët e tyre të qëndrojnë, që ka një të ardhme që është me e ndritur dhe që ka dënim për ata që kryejnë krime, që të gjithë janë të barabartë para ligjit.
Këtë duhet të bëjë kjo gjykatë, çdo gjykatë, çdo prokuror duhet ta bëjë. Ndaloni së marri telefonata, ndaloni që të kini frikë nga këto kërcënime, bëni punën tuaj, lejoni qytetarët shqiptarë që të besojnë”, tha Yuri Kim.