




Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer një batutë me rektorin e Universiteteve të Arteve, Kastriot Çaushi gjatë mbledhjes të zhvilluar ditën e sotme.





Teksa Rama fliste, Çaushit (që njihet si një fans i madh futbolli) pa dashje ju hap një video në celular me një ndeshje futbolli. Ky i fundit i kërkoi ndjesë kryeministrit për ndërprerjen e fjalës.





Edi Rama: Gjëja që ka shumë rëndësi është se ne ishim në një situatë ku kontributi i buxhetit të shtetit për të aksesuar fondet për kërkimin shkencor. (Zhurma që shkakton videoja e futbollit, Rama ndërpret fjalën). Filloi ndeshja, Kaç Çaushi.
Kastriot Çaushi: Më fal zoti kryeministër…
Edi Rama: Jo s’ka gjë, vetëm të mos kërkojnë ndonjë koment live tani për ndeshjen