




Emisioni “Historia ime” ka sjellë ditën e sotme historinë e pazakontë të 38 vjeçares Fatbardha Sinani.





Në vitin 2012, ajo u martua me mblesëri, por martesa e saj nuk shkoi ashtu si ajo e kishte menduar sepse filloi që të kishte probleme me bashkëshortin. Situata u përkeqësua pas ardhjes në jetë të vajzës së saj, sepse Fatbardha kuptoi se burri e mashtronte dhe kishte si qëllim të merrte tokat e saj. Sot ajo ka mjaft probleme me tokat që familja i ka lënë trashëgimi, sepse ish-burri që ka vde kur, ka krijuar mjaft ngatërresa me dokumentet.





Mirela Milori: Je 38 vjeç?
Fatbardha Sinani: Po!
Mirela Milori: U martove me dashuri apo me mblesëri?





Fatbardha Sinani: Me mblesëri në vitin 2012 u martova. Me të fejuar me të martuar, dy vjet kam ndenjur me atë.
Mirela Milori: Domethënë dy vjet u konsumua martesa, fejesa, njohja. Nuk pati një fejesë pastaj martesë?