




Ilir Beqaj, drejtori i menaxhimit të ndihmave që vijnë nga donatorët ka folur sot në takimin e Ramës me rektorët e universiteteve. Ai ka pasur një debat me një nga pedagogët në lidhje me fondet që jepen për universitetet përsa i përket kërkimit shkencor.





Beqaj, i cili sot duhet të ishte në burg, për skandalin e koncesionit të sterilizimit, ka filluar që t’u japë mend pedgogëve se si shpërndahen paratë e menaxhuara nga ai.





Ministrja Evis Kushi tha:





E ka kërkuar fjalën Iliri, tashmë në kryeministri është ngritur një strukturë, që menaxhon financat e ardhura nga Bashkimi Europian ose donatorët.
Në fjalën e tij Beqaj, ka folur për stukturën që ai drejton dhe sipas tij mund të ndihmojë universitetet. Por në mbledhje u tha se askush nuk kishte informacion për procedurat që kishte kjo strukturë.
Se ku shkojnë paratë e ardhura nga donatorët dhe Bashkimi Europian vetëm Ilir Beqaj e di.