Infermierja e dhunoi, si paraqitet gjendja e të moshuarës në Pejë

Lajme

Zhaneta Nura, vajza e gruas e cila u dhunua nga një infermiere ka thënë se ajo tani është mirë dhe është qetësuar.

Nura këtë e tha në RTV Dukagjinit dhe tha se me të marrë lajmin për dhunën e ushtruar ndaj nënës së saj, e ka tërhequr atë nga qendra për të moshuar.

Bija e gruas së moshuar e cila është keqtrajtuar fizikisht në një qendër për të moshuar në Pejë, nën emocione ka thënë se është e tronditur nga dhuna e shfaqur ndaj nënës së saj.