“Juve ju ka kapur 80-vjeçari”, Rama debat me Bylykbashin: Berisha mori peng protestën e studentëve

Lajme

Kryeministri Edi Rama është përplasur ashpër me deputetin demokrat Oerd Bylykbashi. Teksa në Kuvend pritet votimi i ligjit për hapjen e dosjeve të Sigurimit, Rama shpërthyer në akuza ndaj Bylykbashit.

“Ai ishte aty jo për të rrëzuar komunizmin, por për të marrë peng me taktikën e ekspertit të sekretarit të partisë atë lëvizjen studentore dhe e mori. Dhe e mori.

Por shyqyr që e mori se po mos e merrte ai atë nuk do ju vinte radha të vnit këtu. Nuk ju vinte radh fare. Çfarë do më testosh ti mua, kur për herë të parë për diktaturën dhe komunizmin ka publikuar Agjencia Telegrafike Japoneze Bunkartin atje që thonit se u bë për të ringjallur këtë e ata. Frikë nga ringjallja e armikut kanë ata që jetojnë nën hijen e armikut.

Juve ju ka kapur 80 vjeçari dhe nuk ju lëshon. Do kapësh ti 90-vjeçarët. Do bësh ligj për 90-vjeçarët dhe një 90-vjeçar ka, që të ka kapur ty”, tha Rama.

Më herët, nga foltorja e Kuvendit Bylkbashi tha se do të votojnë vetëm pro ligjit të lustracionit, por u shpreh dyshues ndaj Ramës duke thënë ‘do e shohin nëse ai do votojë pro ‘lustracionit’ për të kuptuar nëse i është ndarë shpirti nga komunizmi’.

“Komunizmi ka vdekur, por kriminelët s’kanë vdekur. Në Çeki është bërë lustracion dhe propozimet tona atë model kanë ndjekur. Ne i e kemi më të ri dhe vazhdojnë të jenë në karriget e këtij parlamenti e gjyqësor, ju i keni zgjedhur me vetting dhe i keni çuar atje. Sot pashë një gjë të shëmtuar, në fakt duhet të festonim 30 vjetorin e gjykatës kushtetuese, por ishte seancë si lloj vakie,. Kur ai që e vrarë kur ishte 25 vjeçare, kryeministri mbante falje sikur të ishte gjykata kushtetuese e gjykatës kushtetuese. Këtu bashkë me kolegët e mi do të na shihni të votojmë me 3 të 5 ligjin e lustracionit, i ngjan tamkës së gjimnazit 2 me 1, përsëritës dhe lidhës. Atëherë do shmini në sy do e votosh lustracion të vëmë drejtësi për krimet e komunizmit, atë ditë matesh sa e ke ndarë shpirtin nga e keqja e komunizmit”, tha Bylykbashi.