Këngëtarja shqiptare: Më rriti burri, më vjen shumë keq që nuk ka qenë i pari për mua

Lajme

Adelina Tahiri është e martuar prej disa kohësh me biznesmenin maqedonas, Serjoza Markov.

Kujtojmë se Markov ka qenë i martuar dhe më herët ndërsa është edhe baba i një vajze 19-vjeçare.
Martesa e tyre ka qenë e komentuar që prej ditës kur këngëtarja e bëri publike e vazhdon të jetë edhe sot.

Shkak është bërë edhe diferenca e tyre në moshë duke qenë se Adelina ishte 25 vjeç kur u martua ndërsa Serjoza 48.

Ata janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Jon.

Së fundmi, Adelina ka folur si rrallëherë për marrëdhënien me bashkëshortin, duke thënë se burri ishte ai që e rriti e duke shtuar se i vjen keq që nuk ka qenë i pari për të.

“Kemi marrëdhënie shumë të mirë. Unë kam shumë vite që jam me të. Në shtator kemi bërë 9 vjet lidhje dhe më njeh që kur kam qenë 19 vjeçe. Kam një jetë, më rriti burri. Unë jam një femër që si të gjithë femrat kemi një të kaluar në jetë, dhe nuk më vjen turp për jetën, të kaluarën time apo ndonjë partner që kam pasur, por më vjen shumë keq që ai nuk ka qenë i pari për mua që kur kam lindur. Po të lindja sërish, prapë atë do të zgjidhja!”.