“Krenar që ka qenë ‘shiks’ i 97-ës së zezë”/ Rama i përgjigjet pedagogut: S’ka asnjë shans të…

Lajme

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e pedagogëve, ndërsa i referohet kreut të Sindikastës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi si shiks i kohës së zezë të 1997.

Kryeministri Rama shkruan se Kovaçi është i maskuar si sindikalist dhe nuk ka asnjë shans që të merret seriozisht në kërkesat e tij fyese për këtë situatë lufte.

“Krenar që ka qenë shiks i kohës së zezë të 97-ës le të jetë sa të dojë, po një SHIK-s i maskuar si sindikalist për të importuar zullumin e nongratave e të rublave në hapësirën universitare, s’ka asnjë shans të merret seriozisht në kërkesat e tij fyese për këtë situatë lufte!”, shkruan Rama. Më herët Kovaçi u shpreh se e ka për nder që ka punuar në atë institucion, SHIK-un e dikurshëm.