




Kryeministri Edi Rama ka sulmuar fort Sali Berishën dhe mbështetësit e tij sa i takon dosjeve të Sigurimit. Teksa Kuvendi pritet të votojë ligjin për hapjen e dosjeve,





Rama ironizoi se ata që sot sulmojnë komunizmin janë në fakt mbështetësit më të flaktë të tij. Ai mori si shembull Sali Berishën. Madje ai ju kërkoi llogari bensikëve të tij se përse ai ka ikur nga salla dhe pse nuk e do hapjen e dosjeve.





“Më i ziu i komunistëve është komunisti antikomunist. Duke dëgjuar disa parafolës që flisnin sikur sapo kishin dalë nga ndonjë kamp internimi, mu kujtua At Zef Pëllumbi, i cili me tha: Padre, do me dit se kush ka bashkëpunu me ta, dëgjo se kush ulëret më shumë kundër tyre”. Kjo është tmerrësisht e vërtetë. Mjafton të marrësh ulëristësin nr.1 që mungon sepse nuk do të hapen këto dosjet e mbrojtura nga SHIK dhe të kujtosh se sa shumë ka folur me ulërima kundër komunizmit,





duke pasur 8 vjet rresht për të hapur dosjet. Dhe nuk e bëri. Ai lustracioni nuk është asgjë vetëm një manovër për të mos i hapur dosjet. Ai është një akt barbari anti-kushtetuese dhe antieuropiane që është rrëzuar kohë përpara se ta tentonte o pjella antikomuniste e komunizmit. Domethënë Partia e lavdishme Demokratike nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut. Ai lustracioni është njësoj si klithmat për të mbrojtur Kosovën.
Ku e ke non gratën? Pse nuk vjen ai ta votojë këtë dhe ti hapë rrugë hapjes së dosjeve, të cilat janë dosje personash me rëndësi. Që nuk hapen dot sepse siç thotë edhe autoriteti i Dosjeve, që nuk e krijoi PD, por e krijoi PS”, tha Rama.