LAJMI FUNDIT : Vd.es 62-vjeçari pedagog në Universitetin e Gjirokastrës (Foto)

Lajme

SARANDË

Zbulohet identiteti i 62-vjeçari që humbi jetën sot në Ksamil teksa ishte duke mbledhur ullinj.

Mësohet se viktima është 62-vjeçari Gëzim Redhi, pedagog i Gjuhë-Letërsisë në universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, me titullin profesor doktor.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.1, Ksamil, ku Redhi ka një shtëpi të vogël për pushime verore dhe 2 rrënjë ullinj, të cilat po i mblidhte me familjarë të tjerë.

Dyshohet se ai është rrëzuar aksidentalisht nga pema dhe ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.