




Partia Demokratike ka përjashtuar 26 figura që nga themelimi i saj, por vetëm në dy raste përjashtimet janë vendimmarrje të kryetarëve.





Rastet janë në 2006-n, kur Sali Berisha përjashtoi Spartak Ngjelën dhe në 2021 kur Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën.





Arsyet e përjashtimeve janë të ndryshme. Spartak Ngjela u përjashtua se nga Sali Berisha se ishte kritik me të, ndërsa Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën në shtator të vitit të kaluar pas shpalljes së tij non grata nga SHBA.





Përjashtimet e tjera janë të Kryesisë, Këshillit Kombëtar dhe të Konferencës. Lista emërore e përjashtimeve hapet me të ndjerin Gramoz Pashko, që në vitin 1992, për kritikat me lidershipin e partisë.





Pjesë e saj janë emra që u rikthyen sërish në selinë blu, si Genc Pollo. Genc Ruli, Tritan Shehu, apo Ferdinand Xhaferri, por edhe të tjerë që vijuan karrierën politike me parti të reja, si Dashamir Shehi, ose u larguan prej politikës.
Në 13 raste përjashtimet janë marrë ndaj personave që kanë tentuar të krijojnë grupe mbështetëse brenda partisë kundër lidershipit të saj, në 7 raste për kritikat ndaj lidershipit. Mhill Fufi është i vetmi i përjashtua për refuzim të bojkotit dhe Berisha i vetmi me arsyetimin e non gratës.
Azem Hajdari është i vetmi i përjashtuar me arsyetimin e krijimit të një nisme kritike në parti dhe Petrit Kalakula i vetmi për deklarata ekstremiste. Viti 1997 është viti i përjashtimeve të mëdha, plot 9 të tilla. 6 janë përjashtimet në 2000, kur Genc Pollo, Tritan Shehu e të tjerët krijuan më pas Partinë Demokratike të Re dhe pesë janë përjashtimet në vitin 1992.
Nga vendimet, 4 janë marrë gjatë drejtimit të PD-së nga Lulzim Basha dhe 25 të tjerë gjatë drejtimit të saj nga Sali Berisha./ VOX