Makinat bëhen copash pas përplasjes “kokë më kokë” në aksin Peqin-Elbasan, disa të plagosur

Lajme

Një aksident i rëndë mes dy makinave është regjistruar këtë pasdite në aksin Peqin-Elbasan.

Mësohet se dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” me njëra tjetrën dhe kanë mbetur të plagosur disa persona.

Shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë dyshohet se janë shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

Në vendin e ngjarjes ndodhen zjarrfikësit dhe ambulanca.