“Martini dhe Tina Pajollari flisnin bashkë në Facebook, adresat e tyre përdoreshin nga motra dhe ish-burri i saj”

Lajme

Martina Pajollari, 18-vjeçarja e cila u arrestua dhe u la në burg për vdekjen e Martin Çeços në Maliq dyshohet se ka qenë e lidhur me Valter Mollajn. Ky i fundit ndodhet në burg pasi akuzohet për vrasjen e Martinit bashkë me Edlir Mollaj dhe Bledi Angjo.

Ka dyshime se ngjarja e rëndë ka ndodhur për arsye xhelozie pasi nga hetimet është zbuluar se Martin Çeço dhe Tina Pajollari kanë folur me njëri-tjetrin në “Facebook”.

Vetë Tina e ka mohuar diçka të tillë para hetuesve duke treguar se i ka bërë bllok Martinit sapo ai i ka bërë ftesë. Por dyshimet janë se adresat e dy të rinjve janë përdorur edhe nga persona të tjerë e konkretisht motra e Tinës, Sibora Pajollari dhe ish-bashkëshorti i saj Xhoni Potka.

Kështu ka deklaruar vëllai i mitur i Tinës gjatë një prononcimi për një emision televiziv. Ai thotë se “Facebook-un” e motrës së tij, Tinës, e përdorte Xhoni Potka, madje dhe motra e madhe, Sibora Pajollari.

Gazetari: Vajza juaj ka folur apo nuk ka folur me Martin Çeçon?

Miranda Pajollari(mamaja e Tinës): Po çne ku ka folur me atë.

Gazetari: Po çfarë të ka thënë ty?

Miranda Pajollari: Nuk ka folur më ka thënë mua, më bëri ftesë tha, unë s’ja pranova tha. Edhe i bëri bllok. Që atëherë nuk i ka rënë më.

Vëllai i Tina Pajollarit: Ka shkruar ai me adresën e saj. Ka shkruar Xhoni. Ka folur me adresën e Tinës.

Gazetari: Ka folur me Martin Çeçon?

Vëllai i Tina Pajollarit: Po.

Gazetari: Jeni të sigurt?

Vëllai i Tina Pajollarit: I sigurt.

Gazetari: Kush ta ka thënë?

Vëllai i Tina Pajollarit: Më ka thënë Tina që ka hapur adresën time.

Gazetari: Po ku e ka thënë? Ja u ka thënë ju?

Vëllai i Tina Pajollarit: Po.

Gazetari: Po nga e ka provuar këtë?

Vëllai i Tina Pajollarit: E hapnin, e dinte që e hapnin, e kishin kodin ata. Kishte hapur adresën në telefon të atyre, të Xhonit. Adresën e Tinës edhe fliste Xhoni si puna e Tinës.

Gazetari: Me Martinin?

Vëllai i Tina Pajollarit: Po. Martini e dinte se ishte Tina, por shkruante Xhoni.

Gazetari: I ka shkruar Xhoni? Je i sigurt për këtë?

Vëllai i Tina Pajollarit: Po kështu tha Tina.

Gazetari: Po me telefon ka folur ndonjëherë Tina?

Vëllai i Tina Pajollarit: Me kë?

Gazetari: Me Martinin?

Vëllai i Tina Pajollarit: Jo, s’e di as unë.