




Anisa Kostani është nënkomisarja bionde e Elbasanit e cila në muajin gusht sulmoi ashpër gazetarët, që sipas saj po nxijnë punën e policisë së qytetit. Policja ka që në muajin qershor që bashkëjeton në shtëpi me një gjarpër të cilin e konsideron si mikun e saj më të mirë.





Anisa e cila nuk la gjë pa u thënë gazetarëve, pati një periudhë ku u pushua nga puna pikërisht pas rastit ku ofendoi me gjuhë rruge gazetarët. Asokohe Gledis Nano që ishte në krye të drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Shtetit, la për një farë kohë pa pune policen bionde, por ky pezullim nuk zgjati shumë. Fill pasi u pushua nga puna, Anisa i bëri diss Gledisit me këngën e Unikatilit “ U qova pri vorrit”.





Ndërkohë edhe pse u pezullua në gusht, Anisa bëri çmos të kthehej në detyrë si nënkomisare pranë sektorit të krimit ekonomik në drejtorinë e Elbasanit. Po pyetja që lind është, sa paguhet Anisa për pozicionin e punës që ka? Mësohet se rroga e Anisës si nënkomisare është 70 mijë lekë në muaj. Por duke mësuar këtë shumë monetare dhe duke parë jetën e Anisës të cilën e reklamon shpesh në Instagram, të gjithë bëhemi kuriozë të mësojmë se nga i gjen paratë Anisa për luksin e shfrenuar në të cilën jeton?





Të gjithë jemi në dijeni se një 700 mijë lekëshe në muaj nuk mjafton për shpenzimet në shtëpi dhe nevojat personale dhe jo më për të mbajtur një gjarpër, por mbi të gjitha të udhëtosh në vende të shtrenjta, të ngasësh makina të shtrenjta apo të vishesh me marka luksoze që kushtojnë dhe që një person me një rrogë 70 mijë lekë në muaj nuk mund të sigurojë një jetë luksi si ajo e Anisës.
Kush ia financon luksin polices bionde?!