




Mjeku Ilir Alimehmeti është një prej kandidatëve që përflitet se do të jetë përballë Erion Veliajt në garën për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore.





Ai ka deklaruar se do të pranojë të kandidohet nën siglën e PD nëse vendoset emri i tij. Në një intervistë pak ditë më parë Berisha deklaroi se historia e ka treguar se garat janë fituar nga kandidatë me natyrë politike.





“Baza nuk mund të çojë pa dëshirë. Baza kontakton dhe më pas dërgon emrin. Nëse do të duhet kontibuti im për çfarëdolloj nevoje, qoftë edhe për kandidaturën. Unë jam i pranishëm”-deklaroi Alimehmeti.
Ky i fundit dhe Berisha kanë patur një takim, por nuk janë dhënë detaje të mëtejshme rreth tij.