




Brenda familjes së të moshuarës në Pejë të Kosovës ende nuk mund ta besojnë atë çfarë ndodhi.





Për A2 CNN ato rrëfejnë gjithçka të përjetuar, në episodin e publikuar në qendrën e përkujdesjes “Orenda”, që la pa fjalë mbarë opinionin publik.
Qytetarët e Pejës kërkojnë dënimin për autoren që ushtroi forcë ndaj të moshuarës, si dhe për pjesëtarët e tjerë të stafit që nuk bënë asgjë për ta ndaluar.





Për rastin dhe trajtimin, policia e Kosovës ka ndaluar 3 persona: Aurona Pelaj autore, Altina Rezhepi dhe Remzie Kuqi që kanë filmuar episodin dhe nuk kanë ndërhyrë.
Kundër tyre u mbajt dhe seanca gjyqësore.