Në garë me Alimehmetin? Belind Këlliçi flet për primaret: Jam i nderuar, mezi po i pres

Lajme

Kandidati në primaret e Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, tha se ndihet i nderuar që përballë tij garon mjeku Ilir Alimehmeti.

Këlliçi deklaroi në emisionin “Të paekspozuar” se po i pret primaret me padurim, ndërsa pretendon se është i testuar para se të hynte në garë.

Ai theksoi se ka dalë i treti më i votuari nga lista e deputetëve.

“Jam i nderuar nëse Alimehmeti do t’i bashkohet garës. Në këtë garë, në këto primare kam hyrë që të jap ofertën time, i votëbesuar nga Tirana. Kam dalë i treti më i votuari nga lista e deputetëve, kam thyer herësin dhe këtë e kam bërë për shkak të punës time disa-vjeçare. Nuk kam qenë ndonjë person që kam dalë me kaseta të gatshme, kam të paktën 7 vite si kryetar i Forumit Rinor, kam qenë aty ku janë arrestuar demokratët dhe kanë qenë aty për mua kur kam dalë nga komisariati. Jam i vetmi i PD-së që jam arrestuar, kjo gjë mendoj se më ka çuar në avantazh. Unë jam i testuar, i vetmi i zgjedhur me praktikën 1 anëtar një vitë, në një proces model, jam produkt i garave. Nuk kam hedhur baltë kundër kundërshtarëve. Jam i vendosur në gjërat që flas. Mezi e pres garën, ajo është habitati im”, nënvizoi deputeti.