




Adriana Kalaja, në protestën që po organizohet para Ministrisë së Brendshme për vdekjen e Lear Kurtit,





të riut që kumbi jetën mbrëmjen e dy ditëve më parë ndërsa ishte i shoqëruar nga policia në Komisariatin 3, kërkoi që protestat të vijojnë deri në dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, dënimin e policëve të përfshirë.





“Forca barbare e këtij pushteti e ndaloi të kthehej në gjirin e familjes. Biri i vetëm i një nënë që sot është veshur me të zeza. Që po ecte pa prekur askënd me dorë, pa dhunuar askënd e asnjë institucion. Gjen vdekjen nga dhuna barbare e policisë. Askush nuk i di emrat e policëve që e shoqëruan e kjo nuk është e rastësishme.





Në krye të Autoritetit të Mbikqyrjes ndodhet Ardi Veliu një kriminel. Dosjen e ka në SPAK. Jeni dëshmitarë si manipuloi privat për Ramësh, ngjarjen në Elbasan, dhe sot kontrollon abuzimet me detyrën të vartësve të tij që ky i urdhëron të marrin jetë të rinjsh. Dira gra deputete të majta Rilindase refuzuan të mbanin një minutë heshtja. nuk janë nëna janë për ti shërbyer regjimit. ndjenja humane do ti detyronte këto gra se zonja nuk janë të ngriheshin në lartësinë e një nëne që fëmija nuk do i kthehet më në shtëpi. nuk duhet të tërhiqemi deri në dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, dënimin e policëve dhe…
Minimalisht Veliu duhet të heshtte sepse është palë e implikuar. Them që çdo nënë e vajzë, motër e vëlla duhet të jetë këtu. Vrijeni frikës, Nëse nuk e vrisni banditët në pushtet do ju vrasin fëmijët e familjet. Duhet të jem bashkë për të krijuar drejtësi për Learin e çdo të ri shqiptar, ndryshe ky vend do mbushet me kufoma e nuk do të ketë të ardhme”, tha ajo.