“Në Shqipëri ka korrupsion erotik”, Berisha plas deklaratën e fortë: Janë dy ambasadorë që…

Lajme

Disa ditë më parë bëri bujë një deklaratë e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, se në Shqipëri ka korrupsion erotik.

Për këtë është pyetur mbrëmjen e sotme Berisha, i cili nuk preferoi të flasë me emra konkretë.

Lideri i demokratëve deklaroi në emisionin “Quo Vadis” se janë dy ambasadorë që janë vërsulur kundër opozitës për të mbrojtur Edi Ramën.

“Ata që u vërsulën kundër opozitës për të mbrojtur Edi Ramën. Dy ambasadorët. Dihet ajo. Dy janë ata. Unë i kam thënë emrat e tyre. Dihet ajo. Kjo është e vërtetë 100% se nëse ti sulmon opozitën, ti ndihmon korrupsionin qeveritar dhe Qeverinë”, theksoi Berisha.