Ngjarje shumë e rëndë/Babai u merr jetën tre fëmijëve të tij dhe më pas vetes (VIDEO+FOTO)

Lajme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi. Sipas mediave vendase, bëhet me dije se një burrë ka vrarë tre fëmijët e tij dhe më pas veten. Gjithccka ka ndodhur pasi gruaja doli nga shtëpia.

Ngjarja ndodhi në një banesë në rrugën Selahaddin Eyyubi, Sancaktepe, Stamboll.

Policia e cila ka hyrë me vështirësi në banesë ka gjetur kufomat e burrit dhe tre fëmijëve të tij, dy djem dhe një vajzë.

Sipas deklaratës së policisë, burri i cili po punonte në një kantier të vendosur, kishte probleme familjare dhe psikologjike, dhe vrau tre fëmijët e tij dhe më pas kreu vetëvr*asje.

Trupat e babait Mahir Mehmet A. (33) dhe tre fëmijëve të tij, të cilët u gjetën të vdekur në një apartament në një kompleks në Sancaktepe të Stambollit, u morën nga Instituti i Mjekësisë Ligjore nga të afërmit e tyre dhe u dërguan në Şanliurfa.

Mësohet se trupat do të varrosen në fshatin Ceylanpınar Yüksektepe në Şanliurfa.