“Njerëzit e thjeshtë nuk e kuptojnë rëndësinë e hapjes së dosjeve”, Ylli Manjani bën deklaratën e fortë: Kam njohur nja dy spiunë 1200 lekësh që…

Lajme

Juristi Ylli Manjani thotë se njerëzit e thjeshtë nuk e kuptojnë rëndësinë e hapjes së dosjeve.

Në një emision televiziv, Manjani u shpreh se kjo shpjegon konsensusin e gjerë në gjetjet e Barometrit,

Sipas tij, një shoqëri serioze do të kishte një reagim më refraktar.

“Kam njohur nja dy spiunë 1200 lekësh që bënin namin duke sharë spiunët. Spiunllëku përdoret me qëllimin për të ndikuar te ky lloj perceptimi i njerëz që duket sikur janë në konsensus. Nëse i çon një personi dhe i thua, dëgjo se gjyshi jot nuk ka qenë ai që mendoje kthehen tek e kuqja, për mos hapjen. Kjo ka të bëjë me një menefregizëm kombëtar që lidhte me bashkëjetesën, me të keqen, me lloj-lloj fenomenesh dh s’e kemi seriozisht”, tha Manjani.