




Fëmija i vetëm i familjes Alushi, nga Lipjani i Kosovës ka nevojë për të gjithë shqiptarët. I vogli Mael Alushi, vetëm 5 vjeç, para dy muajsh, më 12 shtator pësoi një aksidenti dhe gjendet ne QKUK në kujdesin intensiv ne gjendje kome.





Fëmija i hareshëm i familjes Alushi tani vuan nga politrauma dhe duhet të dërgohet urgjentisht jashtë vendit për shërim, mirëpo familja nuk i ka mundësit ekonomike që i vogli i tyre t’i nënshtrohet mjekimit në spitalet jashtë shtetit ndaj dhe u lutet të gjithë shqiptarëve të ndihmojnë financiarisht me aq mundësi sa kanë.





Shërimi jashtë vendit kushton mbi 247 mijë euro në një spital në Gjermani. Të gjithë ju që doni të ndihmoni Maelin, që dhe ai të jetojë si të gjithë shokët e tij, mund ta ndihmoni duke kontribuar në llogarinë GoFoundMe