Non grata e Berishës, Çani zbulon ku merren informacionet: Kanë ndërtuar karrierat e tyre politike duke çuar raporte jashtë, nëse SHBA-të duan të ‘presin’ disa koka, i presin me ose pa prova!

Lajme

Arjan Çani, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për shpalljen non-grata të Sali Berishës dhe deklaratat e fundit të zëvendës nihmës Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar, i cili bëri thirrje që institucionet shqiptare të “shqyrtojnë” non-gratën e Berishës.

“Fjalët kanë një kuptim. Në Shqipëri përdoren fjalë kot. Kur themi Amerika, nuk është Amerika. Është një pjesë e administratës.

Informacionet që merr kjo zyra me tre veta, i marrin nga Shqipëria. Nuk dua të përmend emra, por janë akoma në PD, njerëz që kanë ndërtuar karrierat e tyre politike,

duke çuar raporte jashtë. Ka zyra të tëra në Shqipëri, që bëjnë këto gjëra. Kur thotë ai që Berisha është dezinjuar për korrupsion, ai nuk gënjen sepse raportet që i janë vajtur janë të tilla.

Po e dëgjuat Krajën, tha janë në përfundim disa dosje me personazhe të larta publike. Kjo cfarë do të thotë? Doli edhe Balla, i tha Berishës, duro pak ditë do të dalin pagesat që ke marrë nga Rusia.

Në kushtet ku jemi, nuk ëshë ndonjë problem, që SHBA, nëse duhet të presë disa koka, do ti presë, me apo pa prova. Pse nuk po ndodh deri tani? A do të donte Rama të krijonte precedent, që një ish kryeministër të denohet për korrupsion?

Mendoj se deri tani, doktori është në të drejtë të zotit, ka thënë të më nxjerrin provat.

Një të forti, një xhandari, nuk i thua dot e ke mirë apo keq, sepse është i fortë. Por, a jemi në një botë unipolare? Apo kemi hyrë në një epokë me disa fuqi?

Sot, për mua rezultati që shohim, për ato që shohim brenda opozirtës, e ka fajin Berisha dhe Meta”, tha ndër të tjera Çani.