




Është zbardhur për herë të parë dëshmia e mikut të Learit, i cili ishte bashkë me të natën kur ai dha shpirt.





Miku i Learit, tregon për një emision investigativ se ai ka qenë me Learin, pak para se 32-vjeçari të humbte jetën.





Kur është kthyer për ta marrë Learin, ai ka thënë se e ka gjetur shokun e tij duke u dhunuar nga policët.





Shoku i Learit tregon:
Unë isha me Learin atë natë. E kam takuar dy orë para ngjarjes dhe e lash tek ish-Filanto. Unë do të ikja për punët e mia dhe ai do ikte në punët e tij. Pastaj do të shkoja ta merrja prapë, se Leari ka ndenjur gjithmonë me mua.





Dhe në momentin që po kaloja aty përball me spitalin në Laprakë, pashë që ishin 3-4 patrulla po rrihej Leari barbarisht brenda makinës.
Biseda e tij e fundit me Learin ka qenë rrëqethëse.
“Me tha: O noku lajmëro dikë se po na mbysin. Aty ka pasur kamera por nuk e di kush mund t’i ketë.” – ka thënë miku i 32-vjeçarit.
Ndër të tjera ai shton:
Jemi shoqëruar të dy njëkohësisht. Leari ishte në makinën e policisë unë isha me timen se makinën e kishte efektivi i policisë. Ajo policja më tha “edhe kuksian edhe gangster. Ti je femër i thashë unë. As nuk po të ofendoj dhe as nuk po them gjë. Thjeshtë po them që djali ka këtë lloj problemi, mos e prekni. Sepse do t’ju ngeli në dorë dhe ashtu ndodhi. Me shkelma me grushta e kanë goditur. Me numër tamam nuk e di por dy, tre patjetër. Një nga policsët që ishte djalë i ri, 20-22 vjeç ishte gangster jo polic. E them sepse ai tha, ju nuk më njihni mua. Unë i thash që je polic me uniformë. Mund të jesh kushdo, je polici i shtetit je për ta na mbrojtur jo për të na sulmuar. Learti ishte në pranga dhe nuk ka bërë rezistencë fare. Për pjesën e epilepsisë e kam marrë vesh para dy javësh. Kur i ndodhi, e kemi dërguar në spital. 3-4 minuta mbrapa kur kam mbërritur në komisariat. Nuk kam fol dot se Leari ka qenë i shtrirë dhe pa ndenja. Po përpëlitej. Më mbyllën derën. Nuk i kanë dhënë asnjë lloj ndihme. Dëgjova “shpejt, shpejt se iku. U alarmua i gjithë komisariati… iku Leari.