Olta mundohet ti ‘ndaj’ i thotë Kiarës: Mbaji më shpesh qëndrim Luizit, ja si i kthehet ajo

Lajme

Gjatë mbrëmjes së djeshme Kiara Tito i ka mbajtur qëndrim Luiz Ejllit, pasi ky i fundit arriti që të prishte misionin sekret të vajzave përmes saj. Vajzat nuk duhej që t’u flisnin djemve, por këta të fundit e kuptuan dhe nisën misionin e tyre që t’u prishnin lojën atyre.

Në një moment Luizi zë Kiarën në një cep të lavamanit të tualetit dhe nuk e lë që të dalë nga aty. Pavarësisht tentativave të vajzave për ta ndihmuar Kiarën, ato nuk ia arritën qëllimit. Kur e panë se Tito nuk po ndihej mirë, vajzat i thanë që të fliste me Luizin.

Duke qenë se sipas Kiarës, Luizi nuk e kuptoi se ajo realisht po ndihej keq aty dhe bëri çmos për t’i prishur lojën, i ka mbajtur qëndrim. Duke parë se si Kiara po i mbante qëndrim, Luizi ka nisur që të bëjë të gjitha punët e shtëpisë.

Madje në një moment Olta Gixhari i thotë moderatores ‘që t’i mbajë më shpesh qëndrim Luizit, se e bëka xixë vendin kur është larg saj’ mirepo Kiara e ka injoruar totalisht duke mos i dhene me shume material per te folur per te dy.