Pasi ju mbyll dera për kreun e Bashkisë së Tiranës, Meta arrin pazarin me Berishën; PL do marrë drejtimin e Këshillit Bashkiak

Lajme

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta kanë nisur pazaret për zgjedhjet vendore.

Pasi i mbylli derën si kandidat për Bashkinë e Tiranë, Berisha ka pranuar t’i japë Ilir Metës kreun e Këshillit Bashkiak në kryeqytet, gjithmonë nëse ata fitojnë në zgjedhjet vendore të 2023.

Sot kreu i PL ishte në selinë e Partisë Demokratike, ku u takua për rreth një orë me Sali Berishën dhe diskutimi është fokusuar te ndarja e posteve në Bashkinë e Tiranës. Duke qenë se kandidatët për bashkinë do të dalë nga PD,

atëherë Meta ka kërkuar që kreun e Këshillit ta mbajë ai. Në një prononcim për mediat vetë ish-presidenti tha se Berisha e pranoi si emër, por mbetet të shihet se cili do të jetë rezultat i zgjedhjeve.

“Jemi një sinkron të plotë. Kryetar i ardhshëm i bashkisë, i opozitës së vërtetë dhe kryetari i ardhshëm do të bëjë një spektakël të jashtëzakonshëm në pak muaj. Në si Parti e Lirisë kemi kandidatë që premtojnë,

do t’i përfshimë në primare të përbashkëta me PD dhe parti të tjera të opozitës. Kandidatët duhet të respektojnë njëri tjetrin, ndryshe do përjashtohen nga gara. Nuk pasur asnjë diskutim për emrin që do jetë në Tiranë dhe kudo tjetër se ky është një proces që i takon primareve. Do të respektojmë kandidaturat.

I kam propozuar një emër Berishës për kryetar të këshillit të Tiranës që ai e priti shumë mirë. Është super politikan. Çdo ditë të hënë do të ketë këshill bashkiak të Tiranës për të dëgjuar qytetarët”, tha Meta.

Në përfundim të takimit, Meta e quajti të mbyllur marrëveshjen me Berishën dhe dukej tepër i entuziazmuar. Ndërkohë mësohet se nesër do ketë një tjetër takim mes tyre. Mësohet se “foltorja” dhe PL do firmosin marrëveshjen për të shkuar bashkë në zgjedhje. Po ashtu nesër pritet dhe caktimi i një date për nisjen e protestave.

“Kudo ku kemi kandidatë që premtojnë, do t’i përfshijmë në “primaret” e përbashkëta të opozitës. Është e rëndësishme që kandidatët të respektojnë njeri-tjetrin, cilido që shfrytëzon primaret për të dëmtuar kandidatët e tjerë do përjashtohet nga gara”, vijoi Meta.