“PD improvizon duke përdorur lëvizjet e…”/ Ben Andoni zbulon prapaskenat e takimit Bardhi-Paloka dhe planin e Ilir Metës: Berisha është njeriu kryesor i…

Lajme

Analisti Ben Andoni ka komentuar zhvillimet e fundit aktuale dhe politike në vendin tonë. Andoni tha se PD thjesht po improvizon me lëvizjet e fundit.

“Takimi Bardhi-Paloka ishte vetëm karburant për një segment rrugor që i duhet Partisë Demokratike, por kësaj partie i duhet shumë më tepër se kaq për t’i dhënë besim njerëzve. PD thjesht po improvizon, pasi protesta e mësuesve ka rezultuar në këto momente.

PD po perdor levizje te tjera por nuk po tregon cfare do te bej une vete.Ka karburant momenti por partite jane akoma larg.Njerezit duan te shohin se cfare do t’u besh ne pushtet.

Theksi eshte vetem ne protesta dhe greva por per mendimin tim nuk mund te besh opozite duke improvizuar, ndersa Partia e Lirise eshte shume e zhgenjyer me mungesen e rotacionit te paster.

Por kjo Shqipëri nuk është aq e zezë, po të ishte PD nuk do ta menaxhonte dot. Vetë mësuesit janë shumë të ndarë, por ka grupe të tjera sociale në vend, të cilat kanë rritje jetike pagash. Shqipëria nuk e ka luksin të dalë me shumë kandidatë në zgjedhjet vendore, pasi numri i njerëzve të besueshëm është shumë i ulët. Zoti Berisha është njeriu kryesor në pushtet, ndërsa pjesa tjetër e PD-së legale është apatike dhe e pafuqishme. Partia e Lirisë do të jetë ajo që unë do të kërkoj të marr gjithmonë nga Partia Demokratike, pasi nuk dua të qëndroj në hijen e saj”, tha Andoni.