




Detaje të reja kanë dalë në dritë nga përdhunimi i vajzës 12-vjeçare në Tiranë. Mësohet se 55-vjeçari përdhunues ka qenë shok me babain e vajzës dhe shkoi në shtëpinë e këtij të fundit për vizitë.





Mirëpo, 12-vjeçarja ishte e vetme në shtëpi dhe përdhunuesi ka përfituar. Përdhunimi i vajzës 12-vjeçare është vërtetuar edhe nga ekzaminimi mjekësor në spital. Astrit Terolli e ka detyruar vajzën që të kryejë marrëdhënie me të.





Ngjarja bëhet edhe më e rëndë, kur mësohet se e mitura e përdhunuar është motra e 11-vjeçares nga Saranda, e cila u rrëzua nga ballkoni i apartamentit, disa javë më parë dhe sot është në gjendje të rëndë shëndetësore.





Familja është duke përjetuar një traumë të madhe, teksa pritet edhe sqarimi i plotë i ngjarjes. JOQ ALBANIA kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë dhe të vënien para përgjegjësisë të gjithë personave fajtorë.