




Prej disa kohësh tanimë, në JOQ ALBANIA zgjidhet “Heroi i Muajit”, një qytetar që bën diçka me vlerë për komunitetin ku jeton,





i vjen në ndihmë dikujt që s’ka mundësi apo edhe dikush që tregon kulturën nëpërmjet gjesteve që bën.





Për muajin e ardhshëm qytetarët duket se e kanë gati kandidatin që do fitojë titullin “Heroi i Muajit”.





Një qytetar thotë se deputeti socialist, dikur zv.kryeministër i Shqipërisë, Erion Braçe duhet të shpallet “Heroi i Muajit”. Që Braçe të fitojë këtë titull, qytetari ka siguruar një foto ku tregohet qartë komunikimi dhe kultura e deputetit.
Në foton e mëposhtme, mund të shihni se si deputeti i drejtohet qytetarit me fjalë të tilla si “pis, qyq, fundërrina” dhe i përmend madje edhe racën.
Argumenti i qytetarit që ka propozuar Braçen për “Heroi i Muajit”, fokusohet te kultura që deputeti tregon në komunikimin me ndjekësit e tij, qytetarë të Shqipërisë.
Mesazhi i qytetarit:
E meriton ky te jet heroini muajt, Sidomos kulturen qe e ka trashegimi familajre.