E gjithë polemika e Enver Hoxhës ishte flakën për të fshehur qiriun. Hoxha nuk merrej me idenë e kundërt e hedhur në diskutim, por me hedhësin e idesë. Dhe kjo, në 40 vjet, ka krijuar në politikën shqiptare shëmtimin e retorikës politike….
Pse retorika e politikës shqiptare është kaq e turbullt, pa ide dhe pa një strukturë logjike në të shprehurin e saj?
Për ta kapur këtë, dinë të gjithë shqiptarët, se kuptohet qartë, por, ngase vjen kjo gjendje?
l.
Ata që flasin sot politikisht, në retorikën e tyre, kanë vetëm flakë – domethënë fjalë fyese dhe goditëse për kundërshtarin.
Po ç’është kjo lloj flake?
Por, sepse edhe…
Flaka e qiriut, ashtu siç duket, fsheh vetë qiriun. Domethënë, në këtë rast, flaka fsheh objektin.
Ky është sekreti retorikës shterpë të politikanëve aktualë në Shqipëri. Hedhin flakë ndaj kundërshtarit dhe fshehin objektin e çështjes.
E kuptoni ku jemi? Në një retorikë shterpë që fsheh objektin. Po si mund ta themi më qartë?
Shumë e thjeshtë: nëse objekti i diskutimit është një skemë për zhvillimin aktual të Shqipërisë, Saliu nuk mbetet me idenë e skemës, por me personalitetin e hedhësit të skemës. Shpifje, sharje kundër hedhësit të skemës, dhe askush nuk flet për skemën, sepse, menjëherë pas Saliut, hidhen në sulm me fjalë fyese kundër autorit edhe Hupja, Shupja, Dupja she Lupja; dhe Saliu rri i gëzuara se i duket që ka fituar debatin.
Po objekti? domethënë, po qiriu? Jo ai nuk del në pah asnjëherë. Jo, qiriu po rri në terr gjithmonë në 30 vjet, qëkurse në skenën e politikës shqiptare ka dalë Sali Berisha.
Po ky Saliu, e bën me djallëzi këtë retorikë shterpë, apo ngaqë vetë nuk di të formulojë një ide të qartë konceptuale në një diskutim. Më shumë ka mundësi kjo e dyta.
ll.
Po mirë, e gjithë retorika shterpë e politikës shqiptare që fsheh objektin dhe merret me flakën e fyerjeve, është pasojë e Saliut.
Jo. Saliu u mor këtu si shembull tipik, por retorika e politikës shqiptare është e gjitha flakëhedhëse. Por, në fakt, kjo lloj retorike e ka origjinën tek Enver Hoxha.
E gjithë polemika e Enver Hoxhës ishte flakën për të fshehur qiriun. Hoxha nuk merrej me idenë e kundërt e hedhur në diskutim, por me hedhësin e idesë. Dhe kjo, në 40 vjet, ka krijuar në politikën shqiptare shëmtimin e retorikës politike.
Por dhe sa do te vijojë kjo gjendje?
Derisa shqiptarët të kuptojnë që shkëlqimi i flakës fsheh qiriun, kjo do të vijojë.
Por duhet të kuptohemi më qartë: retorika e sotme politike është ngritur nëpërmjet shkollës që krijoi retorika e shëmtuar e Enver Hoxhës.
Prandaj, edhe këta të sotmit po drejtojnë pseudo-politikën shqiptare që nuk thotë dot asgjë.
Përfundimisht duhet thënë se kjo gjendje në retorikën shqiptare vjen nga tirania Hoxha.
Prandaj…
Në funksion të demokracinë që duam të ndërtojmë, na duhet një shkollë e re për retorikën politike.