Porti i Durrësit, eksperti i ekonomisë plas “bombën”: Dyshime të forta për pastrim parash

Lajme

“Porti i Durrësit” ka qenë sërish temë debati mes qeverisë dhe opozitës, pasi këta të fundit e akuzojnë se po bëhet një aferë e madhe korruptive.

Lidhur me këtë çështje eksperti i ekonomisë dhe financave, Violdi Danaj, në një lidhje me “Skype” me “Radarin Informativ” tha se lihet vend për dyshime se në këtë projekt do të bëhet pastrim parash.

Sipas tij ajo që e bën të mendojë kështu ëhstë se në këtë projekt janë të përfshira edhe kompani offshore, të cilat nuk i deklarojnë se nga vijnë të ardhurat.

Xhokaxhi: Porti i Durrësit, a kemi transparencë të plotë, si duhet vepruar në këto investime?

Danaj: Porti i Durrësit ngre dyshime të forta për mundësi abuzimi dhe pastrimi parash. Në momentin e parë na u tha që është kompania e sheikut që do investojë, pastaj u tha që ai i ka shitur aksionet një personi tjetër të regjistruar në QKB si person fizik.

Në të vërtetë ana tjetër që është thënë janë dhe disa kompani offshore, të cilat janë të njohura për pastrim parash, pasi nuk deklarojnë se nga viojnë këto para. Që një bankë të të japë kredi do të japësh koleteral, por çfarë kolaterali do lënë këto kompani, tokën e shqiptarëve që ju ka dhënë shteti. Shteti shqiptar është garant duke hyrë si a