Protesta e pedagogëve/ Rama nuk përmbahet: Ai SHIK-si i 97′ të zezë, del për llogari të…

Lajme

Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu kritikat për kreun e Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve Sandër Kovaçi.

Rama tha se shumica e pedagogëve janë në mësim, por shtoi se një pjesë e tyre të drejtuar nga një ish-SHIKS kërkojnë të krijojnë idenë sikur po bëhet nami për llogari të non gratave.

“Shumica e pedagogëve janë në mësim. Por janë një pjesë e tyre në drejtim e një SHIKS-i të vitit 97, që kërkojnë për llogari të non gratave dhe çorbës së rublave që të krijojnë idenë përmes ekraneve se si po bëhet nami.

Në ekrane po zien një kusi e madhe me presion sepse mbushin gjithë ditën në ekrane për një protestë që nuk ekziston. Ne kemi mundësi që të zbusim këtë valë krize që ka prekur gjithë Europën duke e nisur nga poshtë lart. Duke e nisur me pensionistë, duke rritur përsëri pagën minimale”, tha Rama.