Pse ankimimi për katet pa leje ka shqetësuar Ramën? Kryeministri tjetër sulm PD-së për aktivizimin e Kushtetueses: Ju është ofruar lek i madh

Lajme

Ankimimi në Kushtetuese i VKM-së për katet pa leje duket se ka shqetësuar shumë kryeministrin.

Gazmet Bardhi kërkoi shfuqizimin e kësj VKM-je, me argumentin se favorizon oligarkët, pasi ata nuk hetohen dhe nuk gjobiten.

Por Rama ka disa ditë që e sulmon opozitën dhe këtë gjë bëri sërish sot nga Fieri.

“Ju është ofruar lek i madh. Është hapur thesi i rublave nga e para. Për të bërë kaos e konfrontime dhe të na e lënë ne dopio gjashtën dhe për të ndarë paratë me atë që do i dorëzojnë sesbën ato metra katror”, tha Rama.