




Belind Këlliçi, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku është pyetur nga gazetari Ylli Rakipi për oligarkët që mbajnë në pushtet Ramën dhe Veliajn.





Këlliçi nuk tha emrin e asnjë oligarku, madje deklaroi se gazetari është “cinik” dhe “jashtë realitetit” që bën pyetje të tilla, pra që kërkon të dijë se kush janë oligarkët, të cilët opozita i “denoncon” pa thënë emra.





Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: PD thotë se Tirana i është ndarë 4-5 të pasurve, oligarkëve. Kush janë oligarkët në Shqipëri?
Belind Këlliçi: Je shumë cinik në pyetje. Je shumë jashtë realitetit.
Të sfidoj të më gjesh mua lidhje me një oligark. Unë nuk flas me gjuhën e vjetër dhe nuk vë gjoba. Nuk jam kundër biznesit të ndershëm.





Ylli Rakipi: Ç’lidhje ka kjo me gjobat? Unë po të pyes kush janë oligarkët. Ti nuk paske ndryshim nga Veliaj. Ndryshoni vetëm në fytyrë.
Belind Këlliçi: Fyerje më të rëndë se kjo nuk ka.
Ylli Rakipi: Unë të kërkova emra oligarkësh. Ti ishe në dasmën e tjetrit, ulur me oligarkun në tavolinë.
Belind Këlliçi: Unë kam qenë në dasmën e shokut të forumit dhe kam qenë me gjashtë vetë të forumit.





Ylli Rakipi: Kush janë oliagrkët? Ju bërtisni për oliagrket.
Belind Këlliçi: Unë nuk ju vë gjoba oligarkëve. Kjo është praktikë gjobash.
Ylli Rakipi: Jo dasma e forumit, por dasma e Shkëlzenit. Po flas që rrije me oligarkun.
Belind Këlliçi: Unë nuk ju vë gjoba oligarkëve.
Ylli Rakipi: Ti ke qenë aty me oligarkë, të lani dhe të lyeni. Si qenka pyetje cinike kur unë pyes kush janë oligarkët? Nuk thua asnjë emër. Do të bëhesh ti kryetar Bashkie nesër?!