




Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar pedagogët se jo vetëm nuk do ketë rritje pagash, por do ju kontrollojë pasurinë.





Teksa disa janë ngritur në protesta, kryeministri u shpreh në një takim me rektorët e universiteteve se ka pedagogë që figurojnë me paga minimale, por ndërkohë në pronësi kanë nga dy makina.





Pra, teksa ata kërkojnë rritje pagash, tani do përballen dhe me kontrolle nga shtetit. Sipas Ramës ka shumë emra të përfshirë në evazion fiskal.





“Universitetet nuk mund të jenë skuadra futbolli. Për pagat është bërë një vlerësim i parë vite më parë, por nuk është e thënë që dikush që i ka plotësuar të gjitha 7 vite më parë i këtë prapë të gjitha të plotësuara. Do të bëhet një vlerësim i thellë publike dhe private me procesin e rankimit, si esencë dhe jo thjesht teknike.





S’mund të pranojmë të kemi pedagogë të regjistruar në librin e pagave sikur punojnë në fasoneri. Nëse ka mospërputhje mes pagës së deklaruar dhe pagës së marrë duhet ta korrigjojnë sepse procesi do të shkojë në kontrollin e sigurisë. Më tregon që e ke kaq dhe ke dy vetura. Më fal por ku i gjen këto? Nuk i gjen nga aktiviteti kriminal, por nga fshehja e të ardhura”, tha ai.
Më tej ai ja u ka bërë të qartë se nuk do ketë rritje pagash, sikundër kërkojnë pedagogët. Në takimin e sotëm me rektorët e universiteteve, Rama tha se koha kur rrogat ngriheshin me kërkesa të sindikatave, ka përfunduar. Sipas tij, shteti nuk mund të japë fonde për pagat e pedagogëve.
“Universitetet nuk janë gjimnaze janë trupa pedagogjike. Nuk janë trupa të infermierëve apo punonjës policie. Janë trupa që mbahen vetëm me pagën e shtetit… Koha kur qeveria rrit pagat në mënyrë uniforme se kërkojnë sindikatat ka mbajtur bashkë me Reformën e Arsimit të Lartë. Autonomia është liri dhe përgjegjësi. Është hera e fundit që bëjmë rritje page uniforme. Do mbështesim më shuma ata që i sjellin më shumë shoqërisë”, tha Rama.