




Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish akuzave të Sali Berishës për udhëtimet me charter.





Rama ka nxjerr disa shifra dhe thotë se udhëtimet e tij me “Air Albania” kanë kushtuar më pas se ato të Berishës, të cilin e quan “shpifarak”.
“Si të mos ndjesh neveri për rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve, përhapës gënjeshtrash e shpifjesh, katranë me bojë që tallen me publikun!





Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë:
2012 – 226.893Lek të reja
2020 – 193.331Lek të reja
Pra në 2 vite e 9 muaj të përdorimit të avionit promocional Albania me një marrëveshje të favorshme me Air Albanian,udhëtimet e mia u kanë kushtuar taksapaguesve më pak se gjysma e udhëtimeve të shpifarakut më të ulët në historinë e Shqipërisë,kur fatkeqësisht ishte kryeministër”, shkruan Rama.