




“Diploma e mjekëve nuk do të jepet direkt sapo të mbarojnë shkollën”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në takimin e tij me rektorët.





Kreu i qeverisë tha se mjekët e sapo diplomuar, duhet që fillimisht brenda një afati të caktuar të shërbejnë në detyrë disa vite në Shqipëri dhe pas marrjes së diplomës të mund të emigrojnë në vendet e tjera,





nëse këta të fundit e kanë si qëllim. Rama tha se Gjermania të marrë mjekë dhe infermierë ndërkohë që vendi ynë paguan për ta, nënvizoi kryeministri.





“Ashtu sikundër ne nuk mundet dot të furnizojmë me mjek Gjermaninë. Paguajmë ne, ua bëjmë gati, vjen gjermani kur thonin filmat, edhe na i merr. Kjo nuk mund të vazhdojë kështu. Kështu që e para, diplomën e mjekët nuk do ta japim sapo të mbarosh shkollën. Do shkosh një herë t’ia kthesh popullit tënd atë që ka bërë për ty, pastaj do marrësh dhe diplomën e pastaj shko ku të duash, sipas afateve të caktuara”, tha Rama