Reagon shteti turk: Gruaja që vuri bo.m.bë në Stamboll është te.rr.or.iste

Lajme

Mediat turke raportojnë se e dyshuara për sulmin e Stambollit është shtetasja siriane, Ahlam Al Bashir.

Ajo ka hyrë ilegalisht në Turqi dhe pranoi se kishte lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit PKK, dhe njihet si terroriste në vend.

Gruaja e dyshuar thuhet se pranoi të kishte marrë urdhër nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) e listuar si një grup terrorist nga Ankaraja dhe aleatët e saj perëndimorë.

6 persona, përfshirë 2 fëmijë kanë mbetur të vdekur në shpërthimin që tronditi Stambollin.