Rruga Lekaj-Fier me koncesion tek “Fusha Shpk”, kalimi do të jetë më pagesë për 35 vite

Lajme

Ditën e sotme u njoftua se kompania e preferuar e Ramës “Fusha SHPK”, bashkë me disa kompani të tjera do të marrin me koncesion ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e aksit rrugor Lekaj-Fier.

Vlera e financimit do të jetë 320 milionë euro pa TVSH për 46 kilometra, duke e dërguar koston në 7 milionë euro për kilometër. Koncesioni është parashikuar për 35 vite.

Segmenti nis në fshatin Lekaj dhe përfundon në fillim të “By Pass-it” të Fierit.

“Fusha SHPK” do të bashkëpunojë edhe me disa operatorë të tjerë ekonomik. Procedura e zgjedhjes së fituesit është bërë e hapur. Në garë ka qenë vetëm një ofertë, “Fusha SHPK” bashkë me bashkimin e përkohshëm të shoqërive.

Por çfarë ka tjetër ky koncesion?

Kjo rrugë lidhet me atë të Thumanë-Kashar, për të cilën qeveria ka vendosur t’i lejojë koncesionarit krijimin e të ardhurave prej 1.3 miliardë euro pa TVSH për 35 vite me vendosjen e një trau, ku makinat do paguajnë minimalisht 2.1 euro.

Vetëm me dy projektet me koncesion, Milot-Balldren dhe Milot-Fier (132 km së bashku), qeveria ka ezauruar 60% të kostos së vlerësuar të projekti për të gjithë autostradën, shkruan tch. Të dyja segmentet e dhëna me koncesion janë të pakën 40-50% më shtrenjtë sesa studimet e fizibilitetit për llogari të donatorëve.