




Dy vëllezër në Pogradec janë bërë bashkë dhe kanë rrahur nënën dhe vëllanë tjetër.





Njëri 34 vjeç dhe tjetri 30 vjeç, dy vëllezërit kanë shkuar në banesën e nënës së tyre duke rrahur atë si edhe vëllanë tjetër që jetonte me të ëmën.
Pas hserrit në familje, dy vëllezërit janë arrestuar nga policia.
Policia:





“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit L. Ç., 34 vjeç dhe E. Ç., 30 vjeç (vëllezër) banues në Pogradec, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj nënës dhe vëllait tjetër të tyre”, bën me dije policia, ndërsa materialet i kanë kaluar prokurorisë për vijimin e procedurave të mëtejshme ligjore.