Shkon në 7 numri i kandidatëve për PRIMARET e Tiranës/ Edhe Jul Deda do të bëhet kryebashkiak

Lajme

Janë zbardhur emrat e tre kandidatëve të rinj që do të garojnë në primaret e Partisë Demokratike, për bashkinë e Tiranës. Mësohet se përveç mjekut Alimehmeti, Këlliçi,

Bogdanit dhe avokates Kalaja kanë zyrtarizuar kandidaturën edhe aktori Julian Deda, Fatmir Merkoçi dhe Enkelejda Fejzo. Në total kandidatët për Primaret në Tiranë deri më tani janë shtatë:

Belind Këlliçi

Gert Bogdani

Ilir Alimehmeti

Adriana Kalaja

Enkelejda Fejzo

Fatmir Merkoçi

Julian Deda

Mbrëmja e të dielës ishte afati final që Komisioni Zgjedhor në PD ka përcaktio për regjistrimin e kandidatëve në primare për tre bashkitë më të mëdha në vend, Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin.