Shoku i përdhunoi të bijën, babai i të miturës: Vajza është e traumatizuar

Lajme

55-vjeçari i identifikuar si Astrit Terolli është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajze 12-vjeçare, në Tiranë.

Astrit Terolli kishte shkuar për vizitë te familja e të miturës, me babain e të cilës ishte shokë.

Në momentin që në shtëpi ka qenë vetëm e mitura ai ka hyrë dhe ka abuzuar seksualisht me të dhe ka ikur.

Për mediat, babai i të miturës u shpreh se pedofilin Astrit Terolli e njihte prej vitesh dhe se nuk ka vënë re asnjë gjë të dyshimtë tek ai.

Babai i vajzës, shprehet se vajza 12-vjeçare është e traumatizuar.

Pjesë nga intervista:

Vajza është e traumatizuar. Është në shtëpi me ne dhe me shëndet është mirë por shumë e frikësuar. Nuk mban mend nga ngjarja dhe ne nuk e kemi pyetur.

Pyetje: Si e morët vesh abuzimin?

Fëmijët i tregojnë të gjitha nuk gënjejnë. Sa erdhëm në shtëpi na tregoi vajza çfarë i kishte ndodhur dhe shkuam në polici.

Pyetje: Prej sa vitesh e njihnit Astrit Terollin?

E njoh prej shumë vitesh nuk kisha vënë re asgjë të dyshimtë tek ai. Se di pse erdhi ne shtëpinë time dhe e bëri këtë gjë.