Shpallja non grata/ Berisha nuk përmbahet, sulmon ambasadorin britanik: I çoj 100 mijë vetë tek ambasada nëse…! Ato që ka shkruar ai për qeverinë e tij do të bënin të skuqeshin shumë njerëz

Lajme

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Sir Alastair King-Smith, ka shpifur në adresë të tij.

Kreu i PD-së ka paralajmëruar se shumë shpejt do të bëjë publike dëshmitë për shpifje të Allistar King Smith, të cilat ai i konsideron tronditëse.

“Po ta di që është racist, i çoj 100 mijë vetë te ambasada. Ato që ka shkruar ai për qeverinë e tij do të bënin të skuqeshin shumë njerëz”, ka thënë Berisha në një intervistë televizive.