Shpërthen bombula e gazit në Fier, flakët përpijnë banesën në katin e tretë

Lajme

Një bombul gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një pallat në Fier.

Si pasojë një apartament në katin e tretë ka marrë flakë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Apolinia” në qendër të Fierit.

Për fat të mirë nga incidenti nuk ka patur të dëmtuar në njerëz por vetëm dëme materiale.

Si pasojë e shpërthimit janë alarmuar jo vetëm familjarët por edhe fqinjët. Ky është një tjetër nga rastet e shumta që i shtohet listës së gjatë të incidenteve të tilla në Shqipëri.