Shqipëri-SHBA nisin dialogun e partneritet strategjik, delegacioni shqiptar kryesohet nga Xhaçka, atij amerikan do t’i bashkohet edhe Blinken

Lajme

Në kuadër të 100 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, SHBA dhe Shqipëria do të nisin dialogun e partneritetit strategjik.

Dialogu do të zhvillohet sot në në Uashington DC dhe synon thellimin dhe zgjerimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA dhe forcimin e bashkëpunimit ne fusha me rëndësi gjeostrategjike si: siguria, mbrojtja kibernetike,

bashkëpunimi në kuadër të Këshillit të Sigurimit, energjia, transporti, klima, transformimi digjital, etj. Delegacioni shqiptar drejtohet nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme,

Olta Xhaçka dhe ai amerikan nga asistent sekretarja e shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Karen Donfried. Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken do t’i bashkohet një pjese të diskutimeve të këtij Dialogu. Në përbërje të delegacionit shqiptar për herë të parë ka përfaqësues në nivel të lartë nga MEPJ, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financës dhe Ekonomisë, Ministria e Drejtësisë etj dhe për palën amerikane nga DASH, Departamenti i Mbrojtjes, tregtisë etj. Departamenti Amerikan i Shtetit do të përfaqësohet nga ndihmësekretarja e shtetit Donfried, zv ndihmës sekretar i shtetit Escobar, zvsekretari i Mbrojtjes etj.