




Një ngjarje horror është regjistruar pasditen e së dielës në Itali.





Një shqiptar ka vrarë bashkëshorten e tij në shtëpi dhe më pas është arratisur nga vendi i ngjarjes.
Autori po kërkohet nga policia italiane, ndërsa dyshohet se mund të jetë arratisur drejt Shqipërisë.





Mediat italiane shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bolzano, Viale Trieste.
Viktima është Alexandra Elena Mocanu, 35-vjeçe me origjinë rumune dhe punonte si banakiere.
Policia u vu në dijeni për vrasjen nga telefonata e të afërmit të autorit, Avni Mecje.