Sikur “Yll” të jetë Belind Këlliçi, do shuhet po kandidoi si “ushtar” i Saliut dhe Ilirit!

Lajme

Sepse qytetarët e Tiranës, mes tyre dhe shumë demokratë e pothuajse krejt pjesa “gri”,

nuk mund të votojnë një kandidat të familjes “Non grata” e të familjes së spiunit, mbasi e dinë që nëse Këlliçi i tyre fiton,

Bashkinë e Tiranës do ta komandojë vajza, djali e dhëndri i Saliut dhe Monika me vëllain e sa…

Në Tiranë po duket qartë, që koalicioni Foltore-LSI, do ketë kandidat Belind Këlliçin, jo vetëm se ai po flet sikur ka fituar primaret, por dhe nga mediat e këtij fronti, të cilat 1 orë pas marrëveshjes Berisha-Metaj, filluan të pompojnë Këlliçin, si “Ylli” që do rrëzojë Erion Veliajn.

Nuk mund të themi, se Belind Këlliçi nuk ka aftësi elektorale, për të bindur pjesën e tij politike dhe simpatizantët e saj, por nëse shpallet kandidat Belind Këlliçi ka disa pengesa të forta, të cilat çojnë votat te Erion Veliaj, ose nuk shkojnë fare në votim për koalicionin e tij Foltore-LSI.

Edhe sikur Belind Këlliçi të jetë “Yll”, do shuhet po kandidoi si “ushtar” i Saliut e Ilirit dhe këtu këputet karriera e tij politike, mbasi përdorja prej tyre do t’i mbetet “njollë” e përhershme bllokimi, siç kanë dalë jashtë loje gjithë të kandiduarit nga Saliu në Tiranë.

Sepse qytetarët, mes tyre dhe shumë demokratë e pjesa “gri”, nuk mund të votojnë një kandidat të familjes “Non grata” e të familjes së spiunit I.M, mbasi e dinë që nëse Këlliçi fiton, Bashkinë e Tiranës do ta komandojë vajza, djali e dhëndri i Saliut dhe Monika me vëllain e saj.

Më goditës për Këlliçin, do jetë qëndrimi publik, që do quhet kandidat i “non grata” Saliut e spiunit Ilir Metaj, të cilët kanë krijuar frontin Anti-SHBA, duke luftuar për t’i shpëtuar drejtësisë.

Përveç kësaj, Belind Këlliçi është i përfshirë në një konflikt brenda grupit “Foltore”, me akuzën për manipulim të zgjedhjeve në Kryesi, Këshillin Kombëtar e Forumin Rinor, gjë do krijojë firo votash dhe fushatë kundër tij.

Dihet se Belind Këlliçi është preferenca e Ilir Metajt dhe miratim i Sali Berishës për kandidat, kështu që shpallja fitues në primare, do krijojë dyshimin e manipulimit të votave, duke thelluar përçarjen me mbështetësit e dy kandidatëve të “Foltores”, Ilir Alimehmeti e Gert Bogdani.

Por, nëse PD e “Foltore” nuk bashkohen, Belind Këlliçi do ketë përballë si rivalë votash edhe kandidatin e PD, ndërsa përballë demokratëve, ka mos-besimin si dhëndër i Artan Shkrelit, drejtor i qeverisë së PS, këshilltar dhe mik personal i Edi Ramës e Erion Veliajt. /Pamfleti